U largua nga “Big Brother” Bardhi tregon foton e nënës nga spitali
Reperi Bardhi u largua mbrëmjen e kaluar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.
Ai hoqi dorë nga reality shoë për shkak se vëllai i Bardhit, Petriti, i tha atij se nëna e tyre është shumë e sëmurë nga tensioni dhe gjendet në spital.
Në media është aluduar se ky lajm nuk është i vërtetë, ndërsa pak më parë ka ardhur edhe një reagim nga Bardhi.
Ai ka publikuar një foto të nënës së tij në spital dhe deklaron se gjendja e saj shëndetësore është më e mirë.
“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jom! I lumtur që je më mirë! Falenderues për krejt njerëzit që m’kan shkru për gjendjen shëndetësore të nanes! Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe!
Shihemi shumë shpejt!”, thekson Bardhi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



