E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U lodh nga paratë dhe femrat, ish-futbollisti i United konvertohet në prift
Publik News

U lodh nga paratë dhe femrat, ish-futbollisti i United konvertohet në prift

Ish-lojtari i Manchester United, por edhe Norwich, Phil Mulryne, vendosi të konvertohej në prift pas një jete të shpenzuar mes luksit, ku paratë dhe femrat ishin kryefjalë. Vetë Mulryne theksoi se pavarësisht se e kuptoi me vonesë atë se çfarë do të duhej të bënte në jetë, tashmë është i qetë pasi ka gjetur rrugën e duhur dhe se ndihej i lumtur që po e eksploronte. Ish-lojtari nuk la pa përmendur edhe kohën kur ishte aktiv në sport, duke theksuar se ndihej bosh dhe se nuk ishte i lumtur.

Mulryne është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare në vitin 2009, ku për herë të fundit luante me Norwich. Mulryne bëri debutimin në futbollin profesional në vitin 1996 me fanellën e Manchester United, ndërsa gjithashtu koleksionoi edhe 27 paraqitje me kombëtaren e Irlandës së Veriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.