“U mbars mali dhe polli një mi”/ Basha-Kryemadhi largohen të lumtur nga protesta, e rrëzuan edhe këtë rradhë Edi Ramën
Ditën e sotme u mbajt protesta e opozitës, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thirrën shqiptarët të protestojnë me premtimin se do rrëzonin Edi Ramën.
Ngrihet pyetja: A e rrëzuan dhe çfarë rrëzuan?
Një seri fjalimesh patetike dhe thirrjesh për rrëzim qeverie dhe më pas shpërndarje në selitë respektive. Kaq pamë në protestën e sotme.
Ashtu sikurse kanë lajmëruar gjithmonë se do e rrëzojnë Edi Ramën, edhe këtë herë nuk e rrëzuan.
U tha nga Basha dhe Berisha se sot u varros 25 qershori, por ende nuk po e kuptojmë se çfarë, kur dhe ku u varros.
U tha se sot fituan, por ende nuk po e kuptojmë se çfarë fituan. Ndoshta është një fitore që mund të shihet vetëm nga Basha dhe Berisha.
Edi Rama është ende në pushtet. Edi Rama është ende kryeministër. Edi Rama qëndron ende në krye të ekzekutivit.
Çfarë rrëzuan Basha-Kryemadhi-Berisha?
Kë rrëzuan Basha-Kryemadhi-Berisha?
Ende nuk e dimë. Ndoshta e rrëzojnë protestën tjetër. Mbetet për tu parë!/ Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



