U ndoq nga policia, humb kontrollin dhe përplaset
Në pranga ranë shtetasit: I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.
“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rezulton se kanë vjedhur mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. A., banues në Bilisht. Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës.
Në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, në Maliq, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë të katërt këta shtetas, të cilët morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës”, tha policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



