E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përjashtuan nga mbledhja e Shqipëri-BE, deputetët e PD:
Lajme

U përjashtuan nga mbledhja e Shqipëri-BE, deputetët e PD:

Rama dhe Bushati të japin shpjegime….

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga mbledhja vjetore e Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, ka sjell një deklaratë nga deputetet e Partisë Demokratike. Deputet e PD në Komisionin e Integrimit ata kanë dorëzuar një kërkesë dhe kanë kërkuar shpjegime për kryeministrin Rama dhe ministri Bushati. Në komunikimin e bërë në komision nga deputeti demokrat Genc Polli, theksohet se opozita duhet të jetë pjesë e proceseve integruese të vendit.

DEKLARATA E PLOTË

Ne deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin Europian,

Duke qenë se integrimi i vendit në BE ka qenë e mbetet një objektiv për të cilin të tëra partitë parlamentare kanë deklaruar vazhdimisht përkrahjen e plotë të tyre;

Duke e konsideruar këtë fakt si shumë favorizues për procesin e integrimit në BE, gjë që e dallon pozitivisht Shqipërinë nga raste të tjera;

Duke theksuar se ky konsuensus politik lipset të artikulohet institucionalisht sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme;

Duke vërejtur se që nga viti 201 opozita ka qenë institucionalsiht e pranishme në mbledhjet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian përmes ftesës konstante që qeveria i drejtonte kryetarit të Komisionit tonë për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar (që nga viti 2005 ky post është mbajtur nga përfaqësues të opozitës parlamentare).

Duke vërejtur me shumë shqetësim se qeveria e ndërpreu këtë traditë politike pozitive duke mos e ftuar kryetarin e komisionit në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit të mbajtur më 15 nëntor 2017 në Bruksel;

kërkojmë shpjegime nga kryeministri Rama dhe ministri Bushati për arsyet e veprimit të tyre lidhur me sa më lart; dhe angazhohemi që përfshirja e opozitës në përfaqësimin e Shqipërisë para Bashkimit Europian të mos mbetet në diskrecion qeveritar, por të kthehet në detyrim ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.