U prekën nga koronavirusi, Luigi dhe Severa vdesin së bashku në një ditë
Një tjetër histori e bukur dashurie e ndërprerë nga koronavirusi vjen nga Bergamasca e Italisë.
Dy bashkëshortët, Luigi 86 vjeç dhe Severa 82 vjeçe, të martuar prej 62 vitesh, vdiqën së bashku në të njejtën ditë. Njoftimin e ka bërë djali i tyre Luca, përmes një postimi në ‘Facebook’, ku i detyruar të qendrojë larg prindërve, shkruan:
“A do të vazhdoni të grindeni edhe atje lart? Unë mendoj që po, por pastaj e gjitha përfundon me një përqafim. Do të jeni gjithmonë në zemrat tona! Unë ju dua! Lamtumirë!”
Siç raporton Eco di Bergamo, Luigi dhe Severa, pas disa ditësh në spital, vdiqën të martën 10 mars.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



