E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U qëllua me 4 plumba në banesë, zbulohet e kaluara problematike e 38-vjeçarit
Lajme

U qëllua me 4 plumba në banesë, zbulohet e kaluara problematike e 38-vjeçarit

Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Shtepia ku banonte Begaj
Shtepia ku banonte Begaj

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Atentati

Begaj u qëllua në mesnatë me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autorët e kanë pritur 38-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë. Duket se Begaj është ndihmuar nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së ndodhur dje në mesnatë. Një seri ekzekutimesh me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës, kur më të shumtat e rasteve lidhen me prishjen e pazareve të drogës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.