E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U rrah nga shokët disa ditë më parë dhe ndërroi jetë në spital, flet djali i Pelivan Sinrrapajt: Babai doli për të blerë fruta, e kanë goditur me hekur 3 persona (E PLOTË
Publik News

U rrah nga shokët disa ditë më parë dhe ndërroi jetë në spital, flet djali i Pelivan Sinrrapajt: Babai doli për të blerë fruta, e kanë goditur me hekur 3 persona (E PLOTË

Pelivan Sinanrrapaj, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës, pasi u dhunua disa ditë më parë nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur Fatmir Sinrrapaj. Ai është shprehur se babai i tij është vranë në pabesë. Djali thotë se babai kishte konflikt me njërin nga autorët dhe se ka filmime nga momenti kur është rrahur baba.

Ai ka hedhur edhe akuza të forta duke thënë se autorët kanë paguar para prandaj edhe janë lënë të lirë.

“Babai im ka dalë për të blerë disa fruta për t’i mbjellë në shtëpinë e tij fshatin Qorrush të Mallakastrës. Kur është kthyer, ishte esëll, nuk kishte pirë. Babai im nuk merrej kurrë me politikë. Duke ardhur për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri 3 persona. Jo ata që kanë qenë bashkë. Ishin bashkë. Nuk pinin bashkë, e kanë ngrënë në besë dhe e kanë rrahur. Babai ka pasur konflikt më parë me Ferdinandin, nuk e di se për çfarë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet drejtë. Unë ja lë në dorë perëndisë. Unë kam shkuar vetë në polici. Do t’i shoh kamerat e sigurisë. Nuk ka qenë arsye politike” tha djali.

Si ndodhi ngjarja?

Në datën 29 janar Pelivan Sinanrrapaj së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh.

Pasi kishin pirë raki dhe ishin në gjendje të dehur, mes tyre nisi një debat për politikë, ku viktima thoshte se i ishte mirënjohës bashkisë se i futi gruan në punë.

Pasi dolën nga lokali ku ata kishin pirë raki, shokët e tij e kundërshtuan deri sa e rrahën dhe e lanë në mes të rrugës.

Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërkohë policia arrestoi autorët një ditë më pas, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.