U shërua nga Covid, Boris Johnson lë kështjellën, rikthehet në punë të hënën
Boris Johnson Kryeministri i Britanisë Boris Johnson i cili ishte infektuar me Covid, si duket është rikuperuar këto ditë në kështjellën e tij, pasi doli nga spitali. Të hënën Johnson ka vendosur të kthehet në punë ” në orarin e tij normal”, ku do të punojë lidhur me dilemën se kur do të lehtësojë shtet rrethimin, pra masat e marra kundër përhapjes së pandemisë. Kujtojmë se kryeministri britanik e la spitalin rreth dy javë më parë, pasi rezultoi negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe vendosi që të rikuperohej plotësisht në shtëpi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



