E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shkarkua për një cigare, reagon ish-zv.ministri i Brendshëm
Lajme

U shkarkua për një cigare, reagon ish-zv.ministri i Brendshëm

“Nuk kam fjalë”, ka qenë ky reagimi i ish-zv/ministrit Andi Mahila, i cili u shkarkua nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Në një intervistë për gazetarin Besmir Pula, ish-zv/ministri i Brendshëm shprehu habinë e tij dhe ende nuk e beson që është shkarkuar për faktin se po pinte duhan në një restorant, ku, sipas tij, lejohej konsumimi i cigares.

“Po edhe në restorant në Shqipëri, në vend ku lejohet duhani, po tani nuk ka vlerë fare këto. Një gjë, nuk kam fjalë dhe nuk kam thyer rregulla, për këtë kam bindje dhe jam i sigurtë domethënë”, tha ish-zv/ministri për gazetarin, Besmir Pula.

Nga ana e saj, ministrja Koçiu ka sqaruar se shkarkimi ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga një shtetas shqiptar në New York.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.