E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shkarkua se refuzoi shpalljen e spitalit të Kavajës karantinë
Publik News

U shkarkua se refuzoi shpalljen e spitalit të Kavajës karantinë

ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një vendim i tillë ka ardhur pas debateve të zhvilluara gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë atje.

Debati ka shpërthyer pas lajmeve të përhapura se spitali i Kavajës mund të jetë karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.

 

Capture

Berisha ka postuar në facebook mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se Daiu ka kundërshtuar që spitali të bëhej karantinë edhe një intervistë televizive dhe pikërisht për këtë arsye, ai është shkarkuar nga kreu i Bashkisë.

Postimi i plotë:  

Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.

Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!

Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.

Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.