E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shoqërua forcërisht në Polici, ish-deputeti kaubojs i shkruan Ramës: Pjerin Ndreu i tha efektivëve ‘mos lejoni njerëz të padëshiruar’, ata më kapën…
Publik News

U shoqërua forcërisht në Polici, ish-deputeti kaubojs i shkruan Ramës: Pjerin Ndreu i tha efektivëve ‘mos lejoni njerëz të padëshiruar’, ata më kapën…

Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj u shoqëruar dje forcërisht nga Policia e Lezhës pasi sipas pretendimeve të Bluve atje, nuk ishte i ftuar në ceremoninë e inagurimit të shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës. Në këtë ceremoni më vonë ishte i pranishëm dhe Rama.

Ndocaj, pas ngjarjes i ka shkruar kryeministrit Rama dhe i shpjegon gjithë situatën, ndërsa tregon se Drejtori i Kulturës Pjeter Zefi i kishte bërë ftesë, duke treguar kështu se arsyeja e shoqërimit të tij ishte tjetër. Sipas ish-deputetit, ka qenë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ai që i ka thënë policëve “mos lejoni njerëz të padëshiruar”, dhe ata më pas vepruan duke e marrë “krah e kofshë” Eduart Ndocajn.

“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti qe krijoi Pjerin Ndreu pa asnje motiv. Isha i ftuar te merrja pjese ne aktivitet nga Drejtori Kultures Pjeter Zefi. Ftesen ma beri me telefon mbasi kam vetem dy dite qe kam ardhur nga Milano. U gezova shume qe do isha i pranishem ne kete ceremoni. Mora me vete dhe nje mikun tim italian qe kishte ardhur me mua nga Italia. Ne postbllokun e pare me thane qe italiani nuk mund te marre pjese. I thashe pa problem dhe italiani u largua te me priste ne shtepi.

Ne postbllokun e dyte me kerkuan ftesen. Per fat aty u ndodh Drejtori i Kultures i cili u tha qe eshte i ftuar. Ne kete moment kalon Pjerin Ndreu dhe i thote policeve: “mos lejoni njerez te padeshiruar” Policet menjehere me larguan me force dhe me cuan ne Komisarit te Policise. Zoti Kryeminister me erdhi shume keq qe ne ndaluan te merrja pjese ne kete ceremoni historike. Qendrimet politike nuk kane lidhje me ngjarjet historike. Politikisht une shpreh ate qe mendoj per ju, por institucionalisht ju jeni edhe Kryeministri im. Po keshtu edhe Pjerin Ndeu i cili shfrytezoi pozicionin shteteror per te shfryre inatin kunder meje. Humba nje rast qe te vjen nje here ne jete”, shkruan Ndocaj dhe ndan fotot e mëposhtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.