U shpallën ‘Dëshmorë të Atdheut’, sa lekë përfitojnë familjarët e katër viktimave të protestës së 21 janarit 2011
Qeveria vendosi t’u japë statusin Dëshmor i Atdheut katër protestuesve të vrarë në bulevard në protestën e 21 janarit 2011, 10 vjet pas kësaj proteste.
Pas 7 vitesh në qeverisje, duke mos vënë dot drejtësi për katër të vrarët, Qeveria “Rama” po mendon për kompensimin financiar të familjarëve.
Por sa është vlera e këtij kompensimi sipas ligjit dhe vendimit të qeverisë? Vendimi I qeverisë ka ndryshuar në 2019 dhe familjarët e atij që përfiton statusin “Dëshmor I atdheut”, marrin nga 7 mijë lekë të reja (70 mijë lekë të vjetra) në muaj. Dhe këtë shumë parash e përfitojnë familjarët e trungut, me certifikatë familjare, që janë në momentin e marrjes statusit “Dëshmor i atdheut”. Pra, secili prej tyre.
Instituti I Sigurimeve Shoqërore merret me perpilimin e listave dhe ndarjes së kësaj shume parash. Nëse familjarët nuk bien dakord për të dhënë një prokurë për një person që të marrë lekët, atëherë është institute që bën ndarjen e kësaj shume te të gjithë pjestarët e familjes.
Nuk ka një të dhënë të saktë sesa harxhon buxheti I shtetit për familjet e atyre që kanë statusin “Dëshmor I Atdheut”.
Por sipas hulumtimit të newsbomb.al, e dhëna e fundit na jepet në vitin 2002, kur kjo shumë ishte mbi 200 milionë lekë në vit. Për 10 vjet, numri I dëshmorëve të atdheut është shtuar, dhe në këtë listë tashmë do të hyjnë edhe katër protestuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



