U solli 300 mijë “udhëtarë” me avion dhe “ndërtoi ” resortin në Shishtavec por nuk u tha me pataten ç’do bëjnë?!
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fshatin e Shistavecit, në Kukës, ditën e sotme, ku foli për ndërtimin së shpejti të aeroportit të Kukësit si dhe për të ardhmen e Shistavecit.
Nga ky fshat i vogël i Shqipërisë, kreu i qeverisë u zotua se në këtë zonë do të ndërtohej një pistë e madhe skish dhe një resort turistik, i cili do të kthente zonën në një zonë turistike mjaft atraktive dhe me numër të madh vizitorësh e turistësh.
Por, siç duket, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shqetësime të tjera për Kukësin e Shishtavecin, ndaj në përfundim të takimit të Ramës me banorët e zonës, ka publikuar një status në rrjetet sociale.
Paloka përmendi një prej burrave të zonës, i cili nuk u josh nga planet e projektet e reja, por kujtoi “bukën e vjetër” që e ka mbajtur këtë zonë, pataten.
Demokrati shkruan:
Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski…Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore .
Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht:
“Po me patatet cfare do bejme…?”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



