E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U tërhoq zvarrë nga policia gjatë protestës
Publik News

U tërhoq zvarrë nga policia gjatë protestës

Aktivistja Ira Kurti, e cila u mor me dhunë nga policia dhe u fut në ambulancë pa dëshirën e saj gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ka folur ditën e sotme për mënyrën se si u zhvillua ngjarja.

Ajo akuzon policinë se nuk i ka dhënë arsye se pse po e merrnin zvarrë, ndërsa efektivët vetëm i kanë thënë të mbyllë gojën dhe të mos flasë.

Ndërkohë ajo thotë se i janë ngritur edhe akuza fallco duke e akuzuar si organizatore të protestës, por Kurti shprehet në emisionin “Shqipëria Live” se ka qenë atje vetëm për mbrojtjen e ligjeve.

“Nuk më thanë zonjë keni thyer këtë ligj. Thjesht më thonin “Mbylle gojën”. Akuza ishte që unë jam organizatore e një tubimi të paligjshëm.
Unë nuk e di çfarë do të bj më vonë se nuk kam folur akoma me asnjë avokat, unë po flas nga dijenitë personale.

Këta po më bëjnë akuza fallco për të rrënuar emrin tim. Jam akoma e parikuperuar dhe nuk dua të errësohet figura ime.
Çfarë mësimesh po i japim brezit të ri. Neve s’duhet të promovojmë dhunën. Mos t’i hiqet dinjiteti njeriut”, tha Kurti ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.