E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vranë në derë të shtëpisë nga ish-dhëndri i tyre
Publik News

U vranë në derë të shtëpisë nga ish-dhëndri i tyre

Pjetër dhe Gentian Perjaku përcillen nesër për në banesën e fundit

Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një ngjarje tragjike në Lezhë, konkretisht në Grykë e Zezë.

Në orët e vona të ditës së djeshme, ish-dhëndri i identifikuar si Besnik Pjetri vrau ish-vjehrrin Pjerin Perjaku dhe djalin e tij Gent Perjaku.

Mbrëmë reth orës 23:00, shtetasi Besnik Pjetri ka shkuar në banesën e ish-vjehrrit dhe pas një konflikti familjar ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë bashkë me të birin.

Ndërkohë nesër më 31 gusht, do të përcillen për në banesën e fundit Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir.

Motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Besnik Pjetri është ende në arrati, ndërsa po kërkohet nga policia.

Vlen të thkesohet se ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.