E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zbulua kur u deshifruan kodet e SKY EÇ bosi i drogës në Zvicër
Flash

U zbulua kur u deshifruan kodet e SKY EÇ bosi i drogës në Zvicër

Një shqiptar pritet të dalë përpara një gjykate në Lenzburg të Zvicrës pasi akuzohet se ka shitur sasi të mëdha kokaine.

Por shqiptari, rreth të dyzetave, ishte personi që binte më pak në sy.

Sipas medieve zvicerane, ai bënte një jetë të thjeshtë. Një familjar që jetonte në një apartament me tre dhoma në një bllok të zymtë në periferitë e Lenzburgut.

Një usta që punonte në një biznes të vogël. Modest, i kujdesshëm, që nuk binte në sy.

Një bos droge me veshje modeste.

“Nëse je në biznesin e drogës, nuk këshillohet që të ekspozosh paratë e tua,” thotë prokurori.

Në fakt, brenda gjashtë muajve, shqiptari akuzohet se ka shitur 52 kilogramë kokainë dhe 8 kile heroinë. Në këtë mënyrë ai fitoi të paktën 2.5 milionë franga që i nxori jashtë vendit.

Prokurori tha se ai nuk bënte thuajse asnjë gabim. Por gjithçka u zbulua kur u deshifruan kodet e SKY EÇ.

Shqiptari thuhet se përdorte kodin TP46MT.

Në gjyq, ai e ka mohuar diçka të tillë, duke thënë se këtë kod e përdorte një kriminel shqiptar, i vrarë në vitin 2020.

Por prokurorët zviceranë janë të bindur se ishte ai.

Në fund, gjykatësja e dënon shqiptarin me 16 vite nëburg dhe 15 vite dëbim nga vendi.

Ai e pranon vendimin pa lëvizur asnjë muskul. Në mënyrë stoike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.