U zu me shefin, vajza nga Ksamili punonjëse në hotelin e tij ia shpërthen makinën në flakë
Një ngjarje me motive personale ende të pazbardhura ka ndodhur në Ksamil ditën e sotme. Mësohet se pas një sherri me pronarin e një hoteli ku punonte, një e re i ka vënë flakën makinës së tij të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli. Vajza me inicialet A.B, pas një konflikti për motive të dobëta i ka vënë flakën makinës tip “Seat” të shefit të saj me inicialet K.Xh me banim në Sarandë.
Vajza është arratisur pas ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



