E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA e ka vendosur për Champions-in dhe Europa Ligën
Publik News

UEFA e ka vendosur për Champions-in dhe Europa Ligën

Javën e ardhshme pritet të vendosen edhe fatet e futbollit europian, teksa UEFA ka thirrur 55 federatat anëtare për të diskutuar mbi mënyrën se si do të rikthehen në fushë.

“Sky Sport” raporton se hipoteza e parë është që liga e Kampionëve dhe Europa Ligë, të zhvillohen brenda muajit gusht, ku do të ishte një sfilitje për futbollistët. UEFA prej kohësh ka vendosur që 31 gushti të jetë si afati i fundit për përfundimin e të gjithë kampionateve, në mënyrë që të programohet edhe sezoni i ardhshëm.

Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do ti nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht.

Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa Ligë pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja do të jetë në 27 gusht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.