Ujërat e zeza i dalin sipër asfalti elektoral në “Fresk” për vetëm katër ditë
Erion Veliaj e ka nisur fushatën në Tiranë dhe ajo që po bën më mirë këto ditë është asfalti elektoral. Kreu aktual i Bashkisë nuk po lë rrugica pa hedhur dy gisht asfalt, por në zonën e Freskut e gjitha kjo i ka dalë huq.
Sipas banorëve të zonës, katër ditë më parë është hedhur asfalt në një rrugicë, por ky asfalt është hedhur pa mbyllur më parë kanalizimet. Kaq është dashur dhe ditën e sotme, ujërat e zeza kanë dalë mbi asfalt duke e dëmtuar atë dhe duke ndotur të gjithë rrugën.
Kjo tregon edhe njëherë se si kërkon që t’i fitojë zgjedhjet Lali Leku dhe sa joseriozisht e merr ai administrimin e qytetit. E gjithë vëmendja e tij është në fitimin e mandatit të tretë për të fituar sa më shumë para nga taksat e qytetarëve në tenderat abuzivë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


