E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina   me  sytë nga G7 dhe NATO
Bota

Ukraina me sytë nga G7 dhe NATO

Presidenti ukrainas pritet të bëjë thirrje të hënën për më shumë armë për vendin e tij të shkatërruar nga lufta dhe një shtrëngim të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër Moskës tek liderët e G7 të bashkuar kundër Rusisë në samitin e tyre vjetor në Gjermani.

Volodymyr Zelenskyy do të flasë me video-konferencë paradite në takimin e shtatë fuqive industriale që filloi të dielën në mjedisin e Kështjellës Elmau në rrëzë të Alpeve bavareze.

Udhëheqësi ukrainas, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Madrid nga e marta, dëshiron t’u bëjë presion shtatë liderëve për më shumë mbështetje prej tyre, një ditë pas sulmeve ruse në Kiev, të denoncuara si akte “barbarie” nga presidenti amerikan, Joe Biden. .

Për herë të parë pas disa javësh, kryeqyteti ukrainas u godit nga raketat ruse të dielën në mëngjes, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan në lindje të vendit në konfliktin vdekjeprurës tashmë në muajin e pestë.

“Një burrë u vra, ai ishte vetëm 37 vjeç. Ka të plagosur, përfshirë një vajzë të quajtur Genya, ajo është shtatë vjeçe dhe është vajza e të ndjerit; e plagosur ka mbetur edhe nëna e saj. Ajo është një shtetase ruse. Asgjë nuk e kërcënonte atë në shtetin tonë, ajo ishte e sigurt këtu derisa Rusia vendosi që gjithçka në Ukrainë është armik ndaj saj”, tha Zelenskyy në një video-mesazh të dielën në mbrëmje.

Më vonë të dielën, një zyrtar lokal raportoi një vdekje të dytë në Kiev, duke i thënë agjencisë së lajmeve Unian se një punonjës i hekurudhës u vra dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet gjatë shërbimit të infrastrukturës hekurudhore.

Zelenskyy tha se disa nga 14 raketat ruse të lëshuara në kryeqytet ishin kapur, duke thënë se të gjithë të përfshirët do të mbaheshin përgjegjës.

Rusia goditi gjithashtu pjesë të tjera të Ukrainës në fundjavë, në atë që zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë e kanë interpretuar si një mesazh sfidues kundër G7 dhe NATO-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.