E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainasit marrin sërish nën kontroll qytetin e dytë më të madh në vend
Lajme

Ukrainasit marrin sërish nën kontroll qytetin e dytë më të madh në vend

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit të dytë më të madh në vend, Kharkiv. Lajmi është bëri i ditur nga guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov.

Në një postim në Telegram, Synyehubov tha: “Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni!

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”- shtoi ai.

Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, dhe u panë mëngjesin e sotëm teksa patrullonin disa nga rrugët e qytetit.

Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje të ashpër në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.

Konfirmimi ka adhur edhe nga civilët në terren, të cilët i kanë thënë gjithashtu BBC-së se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.