E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainasit tregojnë varret masive të ushtarëve rusë: Perëndimi të ndihmojë me morg frigoriferikë se ndryshe do qelben
Lajme

Ukrainasit tregojnë varret masive të ushtarëve rusë: Perëndimi të ndihmojë me morg frigoriferikë se ndryshe do qelben

1

Autoritetet ukrainase kanë treguar varret masive të ushtarëve rusë, të cilët kanë mbetur të vrarë në përballje me ushtrinë e Ukrainës. Autoritetet kanë bërë të ditur se ka aq shumë kufoma të ushtarëve rusë dhe ata duhen varrosur por me rritjen e temperaturave trupat e tyre rrezikojnë të dekompozohen. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar ndihmë Perëndimit që të dërgojë morgë frigoreferikë.   

“Pranvera është duke ardhur. Temperaturat do të rriten dhe duke qenë ka aq shumë kufoma të ushtarëve rusë, saqë ata duhet të varrosen në varre masive për të shmangur kushtet jo higjienike.  Është e nevojshme t’i drejtohemi aleatëve tanë evropianë, në mënyrë që në interes të trajtimit human të kufomave të skllevërve të vdekur të Putinit, të marrim morga frigoriferike të lëvizshme për të ruajtur trupat e të vdekurve. Varreza masive të tilla ka çdo ditë e më shumë në të gjitha pjesët e Ukrainës. Kushdo që na vjen me shpatë, do të vdesë nga shpata!”, shkruajnë autoritetet ukrainase në Telegram.

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.