Ulet numri i shqiptarëve në Kapshticë, pala greke po punon me 5 sportele
Po shkon drejt normalizimit situata në pikën kufitare të Kapshticës, ku pas 12 orëve të bllokuar kanë kaluar drejt shtetit grek qindra qytetarë.
Raportohet se radha kilometrike është zvogëluar ndjeshëm, pasi pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë.
Por edhe pala greke e ka rritur numrin e sporteleve, ku tashmë po punohet me 5 të tillë, në mënyrë që shqiptarët të kalojnë sa më shpejt.
Ndryshe është situata në pikën kufitare të Kakavijës, ku radha vazhdon të jetë kilometrike me qytetarët që kanë nga 4 ditë të bllokuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



