E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulje  e papërfillshme për naftën nga BORDI
Publik News

Ulje e papërfillshme për naftën nga BORDI

Prej ditësh çmimet e karburantit në bursë dhe në tregun botëror kanë shkuar në nivelet e muajve para se të niste lufta në Ukrainë, por Bordi i Transparencës nuk mendon kështu.

Ditën e sotme ky bord është mbledhur dhe ka vendosur uljen me vetëm 4 lekë të çmimit të naftës, që është e papërfillshme në krahasim me rënien që çmimi ka pësuar në bursë.

Nëse prej javësh nafta shitej me 240 lekë, tani çmimi shkon 236 lekë për litër. Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.

Kjo ulje e Bordit është në kufijtë e qesharakes, pasi muaj më parë kur çmimet për fuçi në bursë ishin në nivelet e tanishme, nafta në vendin tonë tregtohej rreth 180-185 lekë për litër. Diferenca është e qartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.