E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulsiu me kamion ribaltabël  hyn në parlament dhe bën provën e shkarkimit
Publik News

Ulsiu me kamion ribaltabël hyn në parlament dhe bën provën e shkarkimit

Avni Delvina e ka titulluar “O moj Shqypni e mjera Shqipni” dhe është një grafikë e cila I dedikohet ngjarjes më të rëndësishme të ditës së djeshme ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta u paraqit para Komisionit të Posaçëm Hetimor i ngritur nga parlamenti për shkarkimin e tij.

Në këtë grafikë paraqitet një kamion në mes të sallës ku zhvillohen seancat plenare, dhe drejtues I tij është Ulsi MAnja, kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Gjithashtu  kamioni mban mbishkrimin “ KOMISIONI HETIMOR PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT”.

“Grafike nga cikli “O Shqypni e mjera Shqypni”
Turpet do te vazhdojne deri sa shqiptaret te mbyten nga turpi. Eshte rast unik ne bote qe nje popull do te mbytet nga turpi dhe jo nga uji….Ne grafike jepet nje ide e ngjarjes se madhe te dites se sotme. Nje prove se si Komisioni Hetimor do te shkarkoje Presidentin e Republikes. Nje kamion ribaltabel i Grupit Manja hyn ne parlament dhe ben proven e shkarkimit….”, shkruan Delvina përkrah grafikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.