Unaza e Re/ Basha: Rama dhe Veliaj ndryshuan projektin që baronët e krimit të pastrojnë paratë
Kreu i Partisë, Demokratike, ishte sërish mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unazës së re, nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se kanë ndryshuar projektin.
Ai tha para gazetarëve se Rama dhe Veliaj ndryshuar qëllimisht projektin për të favorizuar eksponentët e krimit që të pastrojnë paratë.
‘Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistic I qytetit të Tiranës, për ti hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Siç ju kam paralajmëruar prej disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga bixheti i shetit. Pra, këtu vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetra mi;lion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës. Për këtë Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar’, deklaroi Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



