“Unë e vrava”, momenti kur Elvis Shkambi me duar në xhepa thërret policinë
Në një skenë që më shumë duket si një sketch humoristik sesa realiteti tragjik i një shteti funksional, Elvis Shkambi, pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjykatës, del i qetë në oborr dhe pret policinë me durim e edukatë, pa asnjë stres.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momentin kur kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur vrasësi dhe xhaxhai i tij qëndrojnë si dy qytetarë të thjeshtë, duke pritur policinë. Po, rendin që erdhi si gjithmonë me vonesë, me hutim dhe me shumë zhurmë për asgjë.
Më në fund hyn forca e rendit, ose më mirë një shfaqje e tyre, që nuk arriti t’i gjejë autorët, por u informua drejtpërdrejt nga vetë vrasësi: “Hajdeni, unë jam vrasësi!”
Ndoshta kjo duhet të futet në manualet e policisë: në vend që të hetojnë, le të presin vetë-denoncime nga kriminelët.
Uniformat blu pastaj bëjnë “kapjen” dhe “neutralizimin” e autorit, thërrasin përforcime jashtë gjykatës, ku policët që po prisnin, bëjnë sikur kapin vrasësin dhe xhaxhin e tij, si aktorë në një film amator.
Në vend të një shteti që funksionon, ne po shohim një regji amatore që jep një shfaqje publike, me kosto jete, dhe me faturën e paguar nga ne të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


