“Unë tradhtar dhe ky patriot”/ Rama publikon videon e protestuesit që heq flamurin serb nga shtylla dhe rrëzohet: Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e zhvilluar pasditen e sotme kundër vizitës së Presidentit Aleksandar Vuçiç në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin e tij social “Tik Tok”, videon e një protestuesi i cili ngjitet në një nga shtyllat përgjatë bulevardit “Dëshmorët e kombit” për të hequr flamurin dhe bie.
Bashkëngjitur videos, Rama ironizon duke shkruar: “Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo. Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



