E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Universiteti i Korçës lejon edhe të pavaksinuarit, zv.rektori: Nuk mund të privojmë studentët nga mësimi
Lajme

Universiteti i Korçës lejon edhe të pavaksinuarit, zv.rektori: Nuk mund të privojmë studentët nga mësimi

KORÇË – Disa universitete kanë refuzuar urdhrin e ministrisë për të mos lejuar studentët  pavaksinuar që të futen në auditore.

Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë, por ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

I pyetur se nëse rektorati po shkelte urdhërin e  Ministrisë së Arsimit Zv. rektori Artur Adili është përgjigjur se “nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.”

Edhe në Elbasan e Gjirokastër, studentëve me ose pa vaksinë u janë hapur dyert e auditoreve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.