E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urbani përplaset me makinën e policisë
Publik News

Urbani përplaset me makinën e policisë

Një autobus i linjës “Tirana e Re” në kryeqytet është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore mëngjesin e sotëm.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobusit kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe

Të aksidentuarat janë transportuar për në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.