E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhër arresti për Pandi Zhongën, anëtar Bordi i PPP- Butrint e drejtor urbanistike në Sarandë
Lajme

Urdhër arresti për Pandi Zhongën, anëtar Bordi i PPP- Butrint e drejtor urbanistike në Sarandë

Ka shitur plazhet si toka bujqësore

Akrobacia nga Kryetar i PD- Delvinë, kandidat për kryetar bashkie e dy herë drejtor i “Rilindjes”/ U emërua drejtor i Butrintit nga Mirela Kumbaro dhe u përdor për lejim ndërtimesh të firmës “Hako” brenda Butrintit, prej nga e shkarkuan për zhdukje të ardhurash nga biletat dhe lejim gërmimesh nga grupe private e pirate. E çuan drejtor Urbanistike në Bashkinë e Sarandës, ku u bë pjesë e grupit të krye-inspektores ndërtimore, Romina Pulaj dhe e vartësit të saj Martin Arapi, të cilët prej 3 muajsh janë me masë “Arrest në burg”

Katër ditë më parë, SPAK ka firmosur një urdhër arresti për Pandi Zhongën, Drejtor i Urbanistikës e Zhvillim- Kontrollit të Territorit në Bashkinë Sarandë, por urdhëri nuk po ekzekutohet akoma nga policia lokale, me justifikimin: “Nuk gjendet!”.

Drejtori i urbanistikës, Pandi Zhonga, akuzohet se bashkë me ish-Drejtorin e Kadastrës së Sarandës dhe kryetar i PS, Adrian Kola e zyrtarë të tjerë, është pjesë drejtuese e bandës së grabitjes së trojeve e plazheve me letra false, dhe dhënie leje ndërtimi të paligjshme mbi to, legalizime e hipotekime.

Sipas dosjes penale “Heshtja”, SPAK-u ka vepruar mbi bazë hetimesh të bëra e dorëzuara nga sektori i anti- krimit e prokurorisë së Sarandës, në bashkëveprim me anti- krimin e Vlorës, të cilët kanë skeduar abuzimet dhe korrupsionin me detyrën e pasuritë publike.

Sëbashku, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës dhe ish-Drejtori i Kadastrës së këtij rrethi,  kanë shitur te shtetasit A. Quku e S. Capari dhe u kanë legalizuar e hipotekuar sipërfaqe rëre të plazhit në zonat Sarandë- Ksamil, si toka bujqësore e gjoja objekte të ish-ndërmarrjeve.

Këto procedura janë bërë me gen- plane, planimetri e dokumente false, të nisura nga Pandi Zhonga, Drejtori i Urbanistikë- Territorit të Bashkisë Sarandë, i cili i ka deklaruar si toka bujqësore, ndërsa ndërtimet mbi to, si objekte të para viteve 1970-‘80.

Brenda dosjes për drejtorin Pandi Zhonga, janë dhe abuzimet me leje ndërtimi të paligjshme për ndërtimin e  pallateve, hotele e vila pa leje, si pjesë e grupit të ish- shefes së Inspektoriatit Ndërtimor të Sarandës, Romina Pulaj dhe vartësit të saj Martin Arapi, të cilët prej 3 muajsh janë me masë “Arresti në burg”.

Nuk dihet, nëse policia e Sarandës apo e Vlorës, do lejohen ta gjejnë e ta prangosin këtë drejtor, por dokumentet zyrtare, tregojnë se Pandi Zhonga figuron dhe konsulent i ministreshës Elva Margariti e Anëtar Bordi i PPP- Butrint.

Këtë pozicion e ka si ish- drejtor i Butrintit, emëruar më 20 shkurt 2018 nga ministresha Mirela Kumbaro; e cila e përdori për koncesionin dhe lejimin e ndërtimeve prej betoni nga firma e sallameve “Hako”, brenda zonës qendrore arkeologjike në Butrint.

Në muajin tetor 2019, u shkarkua pas skandalit për zhdukjen e miliona lekëve nga biletat e vizitorëve, dhe denoncimet e dërguara me filmime në polici, prokurori e te kryeministri Edi Rama, se drejtor Zhonga lejonte grupe private e pirate të bënin kërkime arkeologjike në Butrint.

Pas largimit nga Butrinti, menjëherë u emërua Drejtor Urbanistike e Zhvillimi Territori në Bashkinë e Sarandës, ku filloi zullumet me trojet, plazhet e lejet ndërtimore.

Saktësojmë se deri në shkurt 2018 kur Kumbaro e emëroi drejtor në Butrint, Pandi Zhonga ka qenë Kryetar i PD- Delvinë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ndërsa në zgjedhjet lokale 2019, u propozua si kandidat i PS për kryetar Bashkie në Delvinë./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.