E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria ruse, sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase
Lajme

Ushtria ruse, sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase

Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Disa pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e sulmeve, thanë zyrtarët.

Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari në muajin shkurt. Mbrojtja ajrore u angazhua për t’i shkatërruar raketat ruse, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitscho, në Telegram.

Së paku dy njerëz u plagosën në qarkun e Dniprovskit, i cili shtrihet përgjatë lumit Dnjepër, shtoi Klitschko.

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruar në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse nëpër vend.

Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 7 të mëngjesit në Kiev.

“U frikësova kur u lëshuan sirenat, dhe ne erdhëm këtu me vrap”, tha për Reuters Tetyana, një 49-vjeçare që po strehohej në qendër të Kievit.

“Shpresoj se ata do t’i rrëzojnë të gjitha [raketat]. Lutem për mbrojtjen tonë”, shtoi ajo, derisa i përqafonte mbesën e vet dyvjeçare dhe një qen të vogël.

Shkalla e ndikimit të këtyre sulmeve nuk u bë e ditur menjëherë.

Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se qarku i Dniprovskit mbeti pa energji elektrike pjesërisht. Klitschko tha se rënia e copëzave të raketave të rrëzuara ruse i dëmtoi disa linja të energjisë elektrike.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, tha se raketat ruse e goditën infrastrukturën joresidenciale në qytetin e Harkivit, administratën qendrore të këtij rajoni./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.