E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria ruse vret drejtuesin e orkestrës në Kherson, Kievi: E qëlluan në shtëpinë e tij!
Publik News

Ushtria ruse vret drejtuesin e orkestrës në Kherson, Kievi: E qëlluan në shtëpinë e tij!

Ministrisa e Kulturës së Ukrainës ka raportuar se ushtria ruse qëlloi për vdekje dirigjentin Kherson, Yuriy Kerpatenko në shtëpinë e tij. Sipas njoftimit, një akt i tillë është ndërmarrë pasi Kerpatenko ka refuzuar të marrë pjesë në një koncert të organizuar në Kherson.

“Më 14 tetor u bë e ditur për vrasjen brutale të kryedirigjentit të Teatrit të Muzikës dhe Dramës Kherson me emrin Mykola Kulish. Pasi Yuriy Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit, ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij”, tha ministria në Facebook.

Sipas faqes së internetit Kherson.online, më 1 tetor, Dita Ndërkombëtare e Muzikës, pushtuesit, së bashku me bashkëpunëtorët e Filarmonisë, planifikuan një koncert festiv në Kherson me pjesëmarrjen e orkestrës së dhomës Hylaeus.Dirigjenti i orkestrës, Kerpatenko, refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte me pushtuesit.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të afërmit dhe kolegët e Yuryi. Kujtimi i përjetshëm,” tha Ministria e Kulturës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.