E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uzuni kritikon shokët e skuadrës: Bëjmë gabime foshnjarake
Publik News

Uzuni kritikon shokët e skuadrës: Bëjmë gabime foshnjarake

Sulmuesi Myrto Uzuni shënoi një gol spektakolar por nuk arriti të siguronte pikë për Shqipërinë pasi ajo u mudn 2-1 nga Izraeli. Humbje që erdhën nga gabime foshnjarake, si i etiketoi vetë Uzuni në fjalët e tij për “SuperSport”.

“Normal nuk ndjehem mirë se kam qenë i dëmtuar se atje kam luajtur me injeksione, këtu e ndjej për kombin. Luajta me gjilpërë sot për të dhënë më të mirën, ky është futbolli. Ndëshkohemi në fund, normalisht nuk jemi të lumtur.

Mbas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por kryesorja të analizojmë gabimet që të mos i bëjmë, të fokusohemi te ndeshja e radhës se kështu e pësojmë në fund.

Besoj se është një nga golat më të bukur në karrierë, ndjehem i mërzitur. Të analizojmë gabime e të mos bëjmë të tjera se janë foshnjarake.

Mendoj se nuk duhet të punojmë për formacionin, por të punojmë për ekipin. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kush e meriton të luajë. Ne duhet të luajmë për fanellën, për kombin, përfaqësojmë të dashurit, të gjithë Shqipërinë”, tha Uzuni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.