E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vaji i ullirit qe  konsumojnë  shqiptarët është fallso dhe mashtrim
Publik News

Vaji i ullirit qe konsumojnë shqiptarët është fallso dhe mashtrim

Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjeshte mashtrim. Specialistet treguan se disa nga vajrat janë përzierje industriale që s’kanë lidhje me ullirin. Ne do t’ju tregojmë se si konsumatorët mund të mbrohen vetë nga ky mashtrim, duke bërë një eksperiment të thjeshtë që bën dallimin mes mashtrimit dhe produktit origjinal.

Konsumatori mendon se produkti ushqimor që është i shtrenjtë ka cilësi të lartë, por jo gjithnjë ndodh kështu.

 

Të paktën jo me vajin e ullirit, pasi çmimi dhe kategoria nuk janë tregues të cilësisë. Shqiptarët blejnë vaji ulliri, por nuk konsumojnë të tillë në tryezat e tyre.

Një ditë më parë Top Channel tregoi se vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarkete e vendit tonë nuk ishte vaj ulliri ekstra i virgjër, i virgjër apo vaj ulliri.

Eduart Sado, na tregon se si një konsumator i thjesht mund të dallojë vajin e ullirit bio nga ai që nuk është cilësor, duke marrë si shembull vajin që prodhojnë vetë.

“E përdorim vetëm për konsumin tonë familjarë, nuk e tregtojmë. Ai si vaj do të shohim njëherë nëse do të ngrijë. Atëherë do të ishte cilësia më e mirë”, sqaron ai.

Gazetarja Rudina Muça vendosi tre kampionët e vajit që pati blerë në supermarket e i vendosi në ngrije, e si rregull vaji i ullirit cilësor duhet të ngrijë.

Pas u la afërsisht 60 minuta në kushte frigoriferike u dallua se nga 4 kampionet, vetëm ai i prodhuar nga familja Sado ka ngrirë.

Ky eksperiment fare i thjeshtë pa qenë nevojë e një laboratori na tregon se si të dallojmë vajin cilësorë të ullirit.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.