E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi në Top Story: Akuzat ndaj Jamarbër Malltezit dhe Berishës rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës
Lajme

Vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi në Top Story: Akuzat ndaj Jamarbër Malltezit dhe Berishës rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi, ka foluar sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën dhe analistë rreth ngjarjeve të fundit dhe sulmeve politike ndaj Berishës dhe Malltezit.

Nga shumë të rrallat dalje të saj mediatike, autorja e disa botimeve në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, Argita Malltezi vendos t’i përgjigjet pyetjeve të forta për raportin me babanë përjetimin për arrestimin e bashkëshortit dhe procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Malltezi: Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak që kur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash.

Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka deklaruar për “Top Story” se as bashkëshorti dhe as i ati, Sali Berisha, nuk janë pyetur gjatë 3 viteve hetime për çështjen “Partizani”.

Sipas Malltezit, fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama, dhe SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e kryeministrit.

Malltezi: Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur korrupsion, këtu biem dakord të gjithë. Rankimet për korrupsion të Shqipërisë megjithatë janë përkeqësuar në kohën e Ramës, është më keq sesa para 2013.

Rankimet e DASH flasin për korrupsionin, por këtu drejtësia godet nga bishti.

Rakipllari: Zv. kryeministri nuk është bishti, ministri i Mjedisit, ministri i Brendshëm…

Malltezi: Ministri i Brendshëm shkoi në procedim pasi u zbulua se ishte i lidhur me mafien italiane.

Hetimi nuk fillon nga bishti. Nuk ka hetim sot. Kjo është fashitje në shtetin ligjor.

Rakipllari: SPAK-u ka goditur deri tani nga ana e majtë.

Malltezi: Jo jo, janë proceduar edhe më parë kryeministra.

Aa për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materja dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha.

Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës. Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti.

Argita Malltezi e quan Prokurorinë e Posaçme altoparlant të gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel ajo thekson se familjet nuk janë shpronësuar.

Malltezi: Arsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mudësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!

Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti  është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.