E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vaksina e parë jo Perëndimore që merr aprovimin për përdorim nga OBSH
Publik News

Vaksina e parë jo Perëndimore që merr aprovimin për përdorim nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm. va Kujtojmë që kjo është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo Perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz në vend dhe ka shpërndarë doza në 45 shtete të tjera.

Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna. Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra, në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kishin miratuar më herët vaksinat kineze për përdorim emergjent. Duke marrë parasysh të dhënat e pakta, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt. Provat e bëra në Brazil për një tjetër vaksinë, Sinovac-un, treguan një normë efikasiteti rreth 50,4 për qind, e cila është pak mbi pragun e nevojshëm për miratim nga OBSH. Provat e tjera në Turqi dhe Indonezi kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.