E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valë e të nxehtit afrikan, do të rrisë temperaturat në vendin tonë
Publik News

Valë e të nxehtit afrikan, do të rrisë temperaturat në vendin tonë

Lajme të mira për të gjithë pushuesit që nisin nga 1 Gushti lejen. Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

1

Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare.

Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veirut si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.