Valeri flet sërish për Era Rusin,nxjerr mesazhet me të
Ditë më parë Valeri bëri edhe një status para finales së spektaklit ku shkruante:
“Vendi i parë do i jepet Era Rusit meqë këndoi bukur në festival, edhe pse në kërcim ishte copë copë hahahahah Flori po. Meqë mbaruat për një cmim t’ju shëndrisë ylli urime. Në Malësi thonë: Siç e more do e gëzosh”.
I ftuar në “Thumb On”, Valeri tregoi se pas këtij postimi, Era i ka shkruar në Instagram: “Turp të kesh, kaq kisha”.
Valeri vazhdoi me deklarata të forta duke u shprehur se sipas tij Era Rusit nuk i ka shndërritur kurrë ylli.
“I vetmi që bëri show dhe lajm isha unë gjatë gjithë javëve, se disa figurat të tjera ishin në fillimet e tyre, ndërsa disa të tjerëve nuk i ka shndërritur ylli kurrë edhe pse kanë qenë vite në ekran. Për shembull Era Rusit ku i ka shndërritur yll? Era Rusi apo Mateus Frroku kanë vite në ekran dhe shyqyr që kanë bërë një duet, ai me Bujar Qamilin, ajo tjetra me Rezmie Osmanin dhe u njohën se këndonin, nuk e di publiku çfarë bëjnë këta njerëz”, tha Valeri në “Thumb On”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



