E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili akuzon Ramën: Nuk prek asnjë qindarke nga koncensionet, por njerëzit s’kanë…
Publik News

Vasili akuzon Ramën: Nuk prek asnjë qindarke nga koncensionet, por njerëzit s’kanë…

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot urdhrin e Policisë së Shtetit me anë të cilit u kërkon efektivëve të forcave të rendit të dhurojnë pagën e tyre në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Në mesazhin e tij, Petrit Vasili e quan si skandal faktin që kryeministri ka urdhëruar mbajtjen e pagës së policëve, ndërkohë që ka vendosur të mos prekë asnjë qindarkë nga paratë e koncesioneve.

“Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Ramës.

Edhe në këto dite te tragjedisë me te rende qe është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga te gjitha anët, vetëm parave te Koncesioneve s’duhet tu lëvize asnjë qime.

Populli i martirizuar nga tërmeti, qe s’ka buke te haje dhe shtëpi se ku te fusë kokën, duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij për gjakpirësit financiarë te Koncesioneve te qeverise.

Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me urdhëra te paligjshme u mban rrogën me pahir policisë me sebepin e ndihmës për situatën.

Shikojeni me sytë tuaj dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij”, shkruan Vasili.

Mbajtja e pages per policet, urdhri Niko Brahimaj

Mbajtja e pages per policet, urdhri Niko Brahimaj1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.