Vasili: Ftoj dy “rilindasit” në debat. Ne punojmë për popullin dhe jo oligarkinë
Lëvizja Socialiste për Integrim hapi sot fushatën në qytetin e Shkodrës
Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili tha se do u garantohet qytetarëve mirëqenie dhe punësim.
“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë.
Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne. Ndaj u bëj thirrje edhe aty dy rilindësve për debat, ku të duan dhe si ti të duan për të prezantuar planin për Shqipërinë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




