E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili per Bashen: U dehe nga hashashi, por po te jap nje shanc!
Uncategorized

Vasili per Bashen: U dehe nga hashashi, por po te jap nje shanc!

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri nga Kruja ku e quajti LSI-në ‘SHPK’.
Vasili shkruan se Basha është mosmirënjohës, dhe shton se Basha ka hequr dorë nga objektivi për t’u bërë Kryeministër, duke hedhur kështu dyshimin për një marrëveshje Rama-Basha për të bashkëqeverisur dhe pas zgjedhjeve.
Vasili e mbyll reagimin e tij duke e ftuar Bashën në debat.
Reagimi i plotë i Vasilit:
I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.
Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.
E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.
Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.
Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.