E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI/ Vasili: Rama për 2023-ën do paguajë 1.2 mln € për strehiminn e mjekëve turq të  Spitalit Rajonal të Fierit
Uncategorized

SKANDALI/ Vasili: Rama për 2023-ën do paguajë 1.2 mln € për strehiminn e mjekëve turq të Spitalit Rajonal të Fierit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tender të qeverisë sa i takon akomodimit të mjekëve turk që janë pjesë e spitalit Mermorial në Fier. 

Në këtë tender flitet për një shifër rreth 1.2 milionë euro që përdoret për akomodimin në hotele të punonjësve turq, ndërsa Vasili e cilëson skandal. Sipas tij, shteti shqiptar vetëm për vitin 2023 do të paguajë 1.2 milionë euro vetëm për hotelin e mjekëve turq si dhe shpenzimet për të gjithë përfitimet e tyre.

MESAZHI I VASILIT
SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!
Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.
Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.
Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.
Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.
Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.
Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.
Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.