E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Sa më shumë mbushen xhepat e kryeministrit, aq më shumë shtohen vdekjet nga zemra dhe kanceri
Lajme

Vasili: Sa më shumë mbushen xhepat e kryeministrit, aq më shumë shtohen vdekjet nga zemra dhe kanceri

Kryetari i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili ka reaguar sot ashpër pas publikimit të të dhënave të fundit të INSTAT, për shkaqet e vdekshmërisë së shtuar në vend dhe veçanërisht ato të zemrës.

Vasili ngre shqetësimin se pikërisht  grupmoshat 40-60 vjeç që sipas të dhënave të INSTAT janë edhe më të prekshëm nga sëmundjet kardiake nuk po ndihmohen fare nga Check up-i, që thith miliona euro nga paratë e taksapaguesve.

 

Reagimi

Instat konfirmon edhe per 2017 nje rritje te vazhdueshme e te theksuar te vdekjeve nga semundjet kardiake ne grup moshat 45-60 vjec por edhe me te reja. Po e njejta rritje e theksuar eshte edhe te sëmundjet tumorale me shtrirje nga 40- 60 vjeç.

Te gjitha keto grup mosha jane te mbuluara nga check up.

Kam kerkuar ne sallen e parlamentit se cilet jane treguesit, qe provojne permirsime pas fillimit disa vjecar te chek up dhe kërkova sa eshte ulur vdekshmeria nga kanceri dhe semundjet kardiake qe jane edhe shkaktaret kryesore te vdekjeve.

Pervec entuziazmit oligarkik dhe injorant te xhepave te mbushur te kryeministrit dhe te ministres se tij, nuk kishte asnje përgjigje profesionale.

Keto shifra flasin vete dhe check up ishte nje shperdorim kriminal i parave te nje mjekesie qe vuan nga nje nivel shume i ulet financimi. Kur shkollepakesia behet bashke me grykësine ndodhin vetem tragjedi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.