Vasili: Të ruajmë Stabilitetin e vendit, përpara çdo interesi të ngushtë partiak
5 maji , dita e dëshmorëve, lule pranë varrezave dhe memorialeve.
Kryesia e LSI dhe kandidatet për deputet të LSI-së për qarkun e Tiranës vendosen kurora me lule në Bustin e Qemal Stafes, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së tij.
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili dha një mesazh të qartë politikës shqiptare, e cila ka ardhur koha që të lëshojë nga vetja e saj në kuadër të stabilitetit në vend.
“Dëshmorët ishin shumë të rinj dhe nuk kursyen jetën. Sakrifica sublime e tyre thirrje politikës sot. Sot të lëshojmë nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Stabiliteti i vendit, përjashton çdo interes të ngushtë. Pra sakrifica që na kërkohet që të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe nga dita e 5 majit ku të rinjtë që dhanë gjakun e tyre janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmëri më të lartë ndaj vendi dhe çfarë s’duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë dhe sigurinë e vendit”, tha kreu i LSI-së, Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




