E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili thirrje Spak në lidhje me rryshfetet në dogana
Lajme

Vasili thirrje Spak në lidhje me rryshfetet në dogana

Vasili i referohet një shkrese zyrtare që i ka dërguar Shefi i Anti-kontrabandës Detare, Gent Gazhelit ku i tregon situatën e kontrabandës në dogana. Vasili i bën thirrje SPAK që të veprojë sa më shpejt. Në një postim në Facebook, deputeti thotë se Rama dhe qeveria e tij është shndërruar në simbolin e vjedhjes dhe grabitjes së qytetarëve.

Postimi i Petrit Vasilit:

Denoncohet me shkresa zyrtare hajduteria sheshit ne Dogana, o SPAK ku je,cfare pret më? Edi Rama dhe qeveria e tij eshte shnderruar ne simbolin e vjedhjes dhe grabitjes se perditshme te qytetareve.

Kulmi arrin kur Shefit i Anti-kontrabandës Detare nxjerr ne shesh e situaten e tmerrshme te korrupsionit në Doganat Shqiptare.  Pergjegjesi i antikontrabandes detare e ka njoftuar me e-mail Drejtorin e përgjithshëm të Doganave si dhe i eshte drejtuar edhe me një shkresë zyrtare për situatën e korrupsionit kapilar në dogana.

Shefi i antikontrabandes detare thote:

“Në pikën doganore Kapshticë e njohur më së shumti për “golat” gjatë ditës dhe “gomat e përdorura” gjatë natës, mallrat me origjinë kineze, atletet, veshmbathjet etj, janë bërë tashmë të rëndomta. Shprehja “i paguhen prurësit me të parë” duket se është bërë ekskluzivisht për këtë pikë doganore. Durrësi me portin e tij është kthyer han me porta të shqyera pasi Monitorimi, Informacioni, Antikontrabanda, Hetimi Doganor duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me doganierët lakmitarë e të dashuruar pas eurove, ndryshe s’ka si shpjegohet që askush nuk kthen për kontroll qoftë edhe një mjet sado i parëndësishëm qoftë. Furgonat anglezë dalin plumb dhe autobusët e linjave nuk kontrollohen fare, pasi përndryshe të paktën një gjobë do e vendosnin ”.

Por eshte e qarte si drita e diellit, qe Edi Rama perfaqson Ali Baben me 40 hajdute ku ne cdo institicion ka nga nje hajdut.

Dokumentet e panumerta tregojne qarte baderdine ne Dogana e megjithate sic e shihni Edi Rama nuk leviz gishtin se ka futur vete doren dhe krahun komplet atje.

O SPAK media ta ka lehtesuar krejt punen dhe ti ka nxjerre dhe zbuluar dokumentet, qe do duhet te zbuloje vete. Tani vepro ndaj hajduteve cfare pret më?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.