VDEKJA E 53-VJEÇARES NË MEMALIAJ, BURRI PRANON KRIMIN
Burri pranon vrasjen e bashkëshortes së tij, Antoneta Hoxha në Memaliaj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ku 53-vjeçarja u gjet e pajetë në katin e dytë të banesës së saj.
Ndërkaq, pas disa orësh burri i viktimës, Skënder Hoxha ka pranuar krimin. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një konflikt i çastit mes çiftit.
Fqinjët janë shprehur për mediat se viktimën e kanë gjetur me plagë të mëdha në kokë dhe të mbuluar nga gjaku. Po ashtu ata kanë theksuar se çifti nuk kanë pasur probleme me njëri-tjetrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



