E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e adoleshentes shqiptare, rrëfimi i taksistit: Po kërciste dhëmbët…
Lajme

Vdekja e adoleshentes shqiptare, rrëfimi i taksistit: Po kërciste dhëmbët…

Kanë kaluar tre vjet nga vdekja e 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në një taksi, teksa po udhëtonte nga Saranda drejt Janinës.

Taksisti grek që transportoi adoleshenten, i cili është edhe bashkëjetuesi i mamasë së saj të divorcuar, ka folur për televizionin grek “Star”.

Ai theksoi përsëri se është i pafajshëm dhe nuk ka vrarë 16-vjeçaren Konstandina Anagnosti. Ai ka përshkruar me detaje se çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të tyre nga Saranda në Janinë.

Sipas tij, natën e fundit ata ishin në shtëpinë e gjyshërve të saj dhe në mëngjes e çoi vajzën tek floktorja dhe tek dentisti. Pastaj u nisën për në Janinë.

“Ajo dëgjonte muzikë në celularin e saj dhe këndonte. Në një moment, telefoni i ra dhe dëgjova që kërciste dhëmbët aq fortë dhe humbi ndjenjat. Menjëherë e dërgova në spital. Mjekët thanë se i dëgjuan vetëm dy rrahjet e fundit te zemrës dhe më pas njoftuan policinë dhe nënën e saj”, tregon taksisti grek.

Ai mohoi edhe akuzat që kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke thënë se autopsia tregoi që 16-vjeçarja nuk kishte pasur raporte seksuale.

Taksisti i konsideroi qesharake pretendimet publike të bëra në media, se vajza kishte abortuar tek gjinekologu. Sipas tij, 16-vjeçarja fliste çdo 5 minuta me të ëmën në telefon kur ishte në Sarandë.

“Është për të ardhur keq që thuhen të tilla gjëra për Konstandinën. Ajo ishte një vajzë e shkëlqyer”, thotë ai.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 15 Nëntor 2014. Në vitin 2016, Prokuroria e Janinës urdhëroi ndjekje penale ndaj taksistit që ishte në makinë me Konstandinën. Babai i vajzës ka pretenduar vazhdimisht se bija e tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Ky pretendim i tij është bazuar nga rezultati i autopsisë në Janinë, që zbuloi se në trupin e adoleshentes kishte narkozë. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore që ju bë në Sarandë doli në përfundimin vdekja e vajzës ka qenë natyrale. Babai i vajzës ka bërë kallëzim edhe në Janinë për të zbardhur vdekjen e vajzës së tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.