Vdekja e Prengës/Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë në kompleksin luksoz të “kapos” së drogës
Prenga është dhunuar gjatë rrugës që autorët e rrëmbimit po përshkonin për ta dërguar në resortin kur do të mbahej peng.
Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.
Indicia që e bëri policinë të besonte se Jak Prenga ka vdekur
Policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë.
Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi lukzoz, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit.
Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



